Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.
Sulmuesi nga Kosova po shënon rregullisht duke kaluar në pozitën e parë sa i përket listës së golashënuesve në Turqi.
25-vjeçari në takimin e fundit në kampionat ndak Genclerbirligit shënoi dy gola për t’i siguruar fitoren Fenerbahces me rezultat 5-2.
E në këtë takim Muriqi shkëlqeu para një skuadre të madhe që kishte dërguar skaut për ta parë nga afër kosovarin.
Gazetari Ignazio Genuardi ks rsportuar se gjiganti francez Monaco ka pasur skautin e tyre në stadium për Muriqin.
Ndërkohë mediat turke kanë zbuluar edhe dy klubet tjera që kishin ardhur në Stamboll për reprezentuesin kosovar.
Bëhet fjalë për ekipin gjerman Eintracht Frankfurt si dhe ish-kampionin anglez Leicester City që gjithashtu kanë pasur skautët e tyre në stadium.
Fenerbahce e vlerëson shumë yllin e saj, por është gati ta shes nëse vije një ofertë më e lartë se 25 milionë euro. /Telegrafi/