Vedat Muriqi nuk ka kaluar aspak mirë në derbin që u zhvillua në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahces.
Sulmuesi i Kosovës nuk e kishte ditën e tij në derbin e Superligës së Turqisë, për më shumë pësoi edhe lëndim të rëndë.
Lojtari 25-vjeçar pësoi lëndim në kokë me përballjen ndaj Galatasaray, derisa u detyrua që ta ndalojë ndeshjen pas gjaku filloi t’i rrjedhë.
📸 Maçtan kareler. #GSvFB pic.twitter.com/8irCcO0uN4
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 28, 2019
Cuneyt Cakir e këshilloi kosovarin të dalë nga ndeshja për disa minuta për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pasi u trajtua nga stafi i Fenerbahces, Muriqi e vazhdoi lojën, në pjesën e dytë me fashë në kokë, derisa ndeshja përfundoi pa gola.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka filluar shumë mirë sezonin e ri, pasi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë. /Telegrafi/