Jeison Murillo është duke kaluar ditët e fundit si futbollist i Interit.
Kolumbiani nuk kishte hapësirat e duhura në Inter vitin e kaluar dhe ka vendosur largimin nga kjo skuadër.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe skuadrat e interesuara për ish-anëtarin e Granadas.
Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti i ka konfirmuar lojtarit se nuk është në planet e tij dhe duhet të gjejë një skuadër të re.
Zenit St Petersburg, Lille, Sampdoria dhe Trabzonspor ishin skuadrat e interesuara për lojtarin.
Por tani në skenë ka dalë emri i gjigantit turk Fenerbahce që dëshiron me çdo kusht transferimin e Murillos.
Në Itali shkruajnë se Fener është favoriti kryesor për transferimin e Murillos pasi ka ofruar 13 milionë euro. /Telegrafi/