Telegrafi

Munir shpërfill Tottenhamin për skuadrën e vogël spanjolle

Talenti i Barcelonës, Munir El Haddadi ka shpërfillur një transferim te Tottenhami, në favor të kalimit te Celta Vigo.

20-vjeçari spanjoll duket se do të largohet nga Camp Nou këtë verë në mënyrë që të merr më shumë mundësi për të luajtur në ekipin e parë të ekipit.

Sipas ‘Goal.com’, El Haddadi këtë mundësi e ka parë te Celta Vigo, duke mos u interesuar për skuadrën angleze.

Lexo po ashtu Suarez: Messi është një bishë

Kështu, Munir do të preferonte transferimit te Celta Vigo, pasi ai beson se mund të vendoset në të mirë në një klub spanjoll dhe të fitonte përvojë po në këtë ligë.

Bisedimet mes Barcelonës dhe Celtas tashmë kanë filluar dhe të dyja palët janë optimiste që një marrëveshje mund të përfundohet para se të mbyllet dritarja e transferimeve. /Telegrafi/