Site icon Telegrafi

Mungesat e Juventusit dhe formacioni i mundshëm kundër Atalantas

(Foto: Getty Images)

Të mërkurën nga ora 17:30, Juventusi dhe Atalanta zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër e ka fituar me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bergamo, ndërsa golin e vetëm e realizoi Gonzalo Higuain. Giganluigi Buffon ishte hero në atë ndeshje pasi arriti ta ndalte penalltinë e Papu Gomez.

Kapiteni pritet të startojë në portë, ndërsa Higuain nuk luan së bashku me Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado dhe i suspenduari Rodrigo Bentancur.

(Foto: Getty Images)

Paulo Dybala nuk është i gatshëm për njëmbëdhjetëshin startues për shkak të problemeve muskulore, ashtu që si qendërsulmues do të angazhohet Mario Mandzukic, i cili do të mbështetet në krahë nga Douglas Costa dhe Alex Sandro.

Lexo po ashtu Higuain mungon ndaj Atalantas, Allegri ka 19 lojtarë të gatshëm

Claudio Marchisio do të inkuadrohet në mesfushë krahas Miralem Pjanic, ndërsa mesfushori tjetër do të jetë ose Blaise Matuidi ose Sami Khedira.

Giorgio Chiellini do të pushojë, ndërsa Daniele Rugani do të luajë në katërshen e mbrojtjes, ku pritet të jenë edhe Stephan Lichtsteiner, Medhi Benatia dhe Kwadwo Asamoah.

(Foto: Getty Images)

Formacionet e mundshme:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Asamoah; Marchisio, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro.

Atalanta: Berisha; Palomino, Caldara, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Spinazzola; Cristante; Ilicic, Gomez.

/Telegrafi/

Exit mobile version