Telegrafi

Mungesa e katër lojtarëve kyçë te Kroacia: Kështu do të duket formacioni kundër Kosovës (Foto)

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Cacic, është në telashe të mëdha para ndeshjes kundër Kosovës.

Luka Modric, Dejan Lovren, Ivan Rakitic e Marko Pjaca, nuk janë në gjendje të luajnë kundër përfaqësueses sonë, prandaj trajneri i ekipit kundërshtar duhet të mendojë opsione të tjera.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Modric nuk luan ndaj Kosovës!

Kështu, në vend të Modric dhe Rakitic, pritet të inkuadrohen Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic.

Ivan Perisic pritet të kthehet në pozitën e tij natyrale – në anën e majtë, ndërsa në anën e djathtë, Cacic do të vendosë ndërmjet Marko Rog dhe Andreja Kramaric (ndërsa ky i fundit ka më shumë përparësi për shkak të formës së mirë).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kroacisë

Më poshtë është formacioni i mundshëm i Kroacisë për ndeshjen e të enjtes kundër Kosovës. /Telegrafi/