Telegrafi

A mund të rikthehet Messi të luajë në Camp Nou-n e rinovuar? Deklarohet drejtori i Inter Miamit

Drejtori i Inter Miamit, Xavier Asensi, ka lënë të hapur derën që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë për ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar Camp Nou.

Asensi tha se vendimi do të varet nga koha kur stadiumi i ri të jetë gati.

Duke folur për Mundo Deportivo, Asensi nuk përjashtoi një ndeshje miqësore mes Inter Miamit dhe Barcelonës.

I pyetur për këtë dhe mundësinë që argjentinasi të kthehet në Camp Nou për ndeshjen e parë pas rinovimit, ai tha se mund të luajnë ndeshje miqësore.

“Është çështje kohe. Ndeshja e vitit 2020 ishte pjesë e turneut që ne mundëm të përgatisnim. Duke qenë se luajtëm në Kupën e Ligës, nuk e kemi dukshmërinë e mundësisë për të luajtur një miqësore”.

“Në janar ose dhjetor, por nuk mund ta di nëse do të futet në kalendar, varet se kur është… Le të flasim për këtë më vonë”, ka shtuar më tej ai.

Inter Miami ka katër ish-yje të Barcelonës në skuadër këtë sezon. Lionel Messi ishte i pari që iu bashkua, me Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez që iu bashkuan më vonë. /Telegrafi/