Cristiano Ronaldo ishte nën kritika në fund të vitit të kaluar për sjelljet e tij te Manchester United me çka edhe pasoi shkëputja e kontratës me pajtim të dyanshëm.
Ylli 38-vjeçar më pas vendosi të kalonte te Al Nassr për një pagë që raportohet të jetë 200 milionë euro në vit dhe kritikat u rritën edhe më shumë se ai u largua nga Evropa për shkak të kësaj shume.
Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të jetë pjesë e raportimeve nga kontinenti i vjetër për lojën e tij në Arabinë Sauditë, ku realizoi dy het-trike e skuadra e tij e re, ndërsa tani po dominon në një tjetër aspekt.
Ronaldo është lojtari më i kërkuar në Google, me 17.4 milionë kërkime në emër të tij.
Ai e mposht rivalin e përjetshëm, Lionel Messin, që është në vendin e dytë me 13.2 milionë kërkime.
Top treshen e mbyll Neymar, që ka 9.2 milionë kërkime në emër të tij, e listën e plotë mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/