Telegrafi

Muçi: I lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj

(Foto: SS)

Ernest Muçi realizoi një gol shumë të bukur në suksesin e Shqipërisë përballë Ishujve Faroe në udhëtim (3-10).

Sulmuesi 22 vjeçar shkëlqeu në 15 minutat që luajti, teksa pas ndeshjes foli për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport 2.

“Jam shumë i lumtur, tri pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Evropian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj”.

Lexo po ashtu Sylvinho: Lojtarët treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet

“Mbas katër ditësh do të rikthehem te klubi im. Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator”, është shprehur ai.

I pyetur si ndihet në këtë skuadër, ka thënë: Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Evropian”.

Lexo po ashtu Shqipëria vazhdon shkëlqimin, fitore e madhe në udhëtim te Ishujt Faroe