Ernest Muçi realizoi një gol shumë të bukur në suksesin e Shqipërisë përballë Ishujve Faroe në udhëtim (3-10).
Sulmuesi 22 vjeçar shkëlqeu në 15 minutat që luajti, teksa pas ndeshjes foli për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport 2.
“Jam shumë i lumtur, tri pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Evropian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj”.
“Mbas katër ditësh do të rikthehem te klubi im. Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator”, është shprehur ai.
I pyetur si ndihet në këtë skuadër, ka thënë: Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Evropian”.