Telegrafi

Muaji tetor i gjeti shumë prej personazheve VIP në New York (Foto)

Këngëtarët e estradës janë shumë të angazhuar gjatë stinës së verë me koncerte.

Ata tentojnë të jenë vazhdimisht pranë publikut, ndërsa për këtë arsye shpesh udhëtojnë edhe jashtë shtetit, që të jenë sa më pran shqiptarëve kudo.

Çuditërisht, së fundmi shumë prej personazheve të njohur nga showbizi shqiptar, kanë marrë rrugën drejt kontintentit të Amerikës.

Shumë nga ta ndodhen në New York, për të realizuar disa koncerte, gjersa ka edhe nga ata që kanë shkuar vetëm për qejf.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Capital T, Lumi B, 2po2, janë vetëm disa nga emrat që po mbajnë koncerte për shqiptarët që jetojnë në New York.

Ndërsa, këngëtarja Samanta Karavella dhe modelja bukuroshe Arta Nitaj, duket se po shijojnë udhëtimin vetëm përqejf.

Ndërkohë, edhe këngëtarët: Alban Skënderaj, Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë paralajmëruar se në javët në vjim do të nisen për në New York, ku do të mbajnë koncertet e radhës. /Telegrafi/

Capital T