MPJ: Në incidentin e sotëm në Idomeni janë përfshirë edhe aktivistë të OJQ-ve
Lirim Shabani
Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë njofton se pas tentimeve për kalim ilegal të mbi 3000 refugjatëve nga Greqia për në Maqedoni, qëndron një organizim masovik dhe i koordinuar, ku janë përfshirë edhe aktivistë të OJQ-ve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e saj, MPJ thotë se në këtë tentim janë të përfshirë OJQ të ndryshme dhe aktivistët e tyre, ndërkaq janë hasur edhe fletëpalosje me informacione të rrejshme, që nëse kalohet kufiri dhunshëm, atëherë migrantët pa pengesë do të vazhdojnë drejt vendeve anëtare të BE-së.
Ndryshe, në incidentin e sotëm në Idomeni, janë lënduar 23 policë të Maqedonisë./Telegrafi/