Site icon Telegrafi

Mozzik merr pjesë në protestën anti-Putin në Suedi: Vetëm thash t’ju tregoj që ka shqiptarë këtej

Foto: Gramos Aliu/Facebook

Situata konfliktuoze në shtetin ukrainas ka bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga shteti i Ukrainës.

Anë e mbanë globit po realizohen protesta të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën në fjalë dhe për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë tentim-pushtimin në Ukrainë.

Një protestë mbi këtë çështje është zhvilluar edhe në Helsinborg të Suedisë të shtunën.

Foto: Mozzik/InstaStory

Pjesëmarrës në këtë protestë ka qenë edhe reperi i njohur shqiptar Mozzik.

Reperi nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi nga protesta, ku ai mund të shihet në ballë të saj, me plot protestues në prapavijë.

Ai ka bërë simbolin e shqiponjës me duar në këtë fotografi, të cilën e ka publikuar në Facebook me mbishkrimin: “Vetëm thash t’ju kallëzoj se ka shqiptarë këtej”.

Ndërkohë mund të shihet se në prapavijë, protestuesit mbanin plot banderola në duar me thirrjen për ta ndaluar Putinin, teksa shumë prej tyre mbanin flamurin e Ukrainës në duar si shenj sensibilizimi. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/Instagram
Exit mobile version