Telegrafi

Moyes i West Hamit e pëlqen Joao Mario

FLORENCE, ITALY - JANUARY 05: Joao Mario of FC Internazionale in action during the serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on January 5, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Trajneri i West Ham United, David Moyes, e ka pranuar së është fans i mesfushorit të Interit, Joao Mario.  

Joao Mario pritet të largohet nga Interi, pasi nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme.

Tajeri i West Ham, Moyes, thotë se ai është lojtar interesant.

“Mendoj se ai është një emër që është përmendur, por nga Interi apo Chelsea apo dikush tjetër, unë nuk flas për lojtarë nga klube e tjera”.

“Ai është një lojtar interesant, ai është një futbollist i mirë dhe sigurisht shumë i talentuar”, ka thënë ai.

Mario është një nga blerjet më të mëdha të Interit në vitet e fundit.

Ai ka qenë yll në Kampionatin Evropian me Portugalinë, por në një vit e gjysmë nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij te Interi. /Telegrafi/