Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Fenerbahces dhe ai ka vetëm një qëllim me klubin e tij të ri: ta rikthejë titullin e kampionit.
Për këtë Special One është i vetëdijshëm dhe ka marrë përkrahjen e klubit për të bërë disa transferime të mëdha.
Special One kërkon që në krye të sulmit ta ketë Alvaro Moratan dhe klubi po tenton t’ia plotësojë këtë dëshirë duke u futur në negociata me Atletico Madridin.
Në fakt dy klubet ishin në negociata për mbrojtësin Caglar Soyuncu, derisa tani po diskutohet edhe transferimi i Moratas në Stamboll.
Fenerbahce është gati të shpenzoj 15 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve, derisa për Moratan është duke u bërë gati një ofertë prej 7 milionë euro në sezon.
Sulmuesi veteran është i gatshëm të largohet nga Wanda Metropolitano, megjithatë ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.
Fenerbahce po teton ta mbyllë shpejtë marrëveshjen me Atleticon dhe lojtarin, pasi për Moratan interesim kanë shprehur edhe gjigantët italianë si Juventus, Roma dhe Milan. /Telegrafi/