Telegrafi

Mourinho kërkon Skriniarin dhe Romagnolin

Jose Mourinho thuhet se po i kërkon drejtuesve të Manchester Unitedit të blejnë një qendërmbrojtës të ri, me Milan Skriniarin e Interit dhe Alessio Romagnolin e Milanit në listën e ngushtë të dëshirave.

Trajneri portugez është nën presion në Old Trafford, dhe ka pasur edhe zëra se ai do të shkarkohej në fundjavë.

Kjo u mohua nga klubi dhe Djajtë e Kuq u kthyen nga disavantazi 2-0 për të mposhtur 3-2 Newcastle Unitedin të shtunën në mbrëmje.

Lexo po ashtu Capello zbulon planet e Mourinhos: Ai kërkoi dy mbrojtës gjatë verës

Tani mediumi i njohur ESPN raporton se Mourinho po kërkon që klubi ta mbështesë atë në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Sipas këtij mediumi, Special One po kërkon nga drejtuesit blerjen e një qendërmbrojtësi të ri.

Milan Skirniar (Getty Images)

Bordi ishte i gatshëm të sanksiononte lëvizjet e verës për Toby Alderweireld, Jerome Boateng dhe Diego Godin në verë, pjesërisht për shkak të moshës së tyre.

Alessio Romagnoli (Foto: Getty Images)

Prandaj Mourinho shpreson se ata do të bëjnë një lëvizje për një mbrojtës më të ri, dhe dy emrat në krye të listës së ngushtë janë Skriniar dhe Romagnoli.

Të dy lojtarët kanë kontrata të gjata me klubet nga Milano dhe nuk do të transferohen për një çmim të lirë, edhe pse Skriniar ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re të përmirësuar me Nerazzurët. /Telegrafi/