Telegrafi

Mourinho kërkon edhe tri transferime për të kompletuar Unitedin

Jose Mourinho Getty Images)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, vazhdon të kërkojë për transferime të reja në klubin e tij dhe ka etiketuar si tre të tillë.

Djajtë e Kuq kanë përfunduar dy transferime gjatë fundjavës së kaluar, duke nënshkruar me Fred nga Shakhtari dhe Diego Dalot nga Porto.

Megjithatë, trajneri portugez, Mourinho nuk është i kënaqur me kaq dhe kërkon edhe tri transferime të reja.

Lexo po ashtu Formacionet e Unitedit me transferimet e reja Fred dhe Dalot

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi kërkon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një lojtar që e ndihmon Romelu Lukakut në sulm.

Toby Alderwiereld (Getty Images)

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld është objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes.

Alex Sandro (Getty Images)

Për krahun e majtë të mbrojtjes ende shpresohet në transferimin e brazilianit të Juventusit, Alex Sandro.

Marko Arnautovic (Getty Images)

Marko Arnautovic është një emër që është përmendur për sulm, por West Ham kërkon shumë për asetin e tyre të çmuar dhe kjo mund ta largojë Unitedin.

United po monitoron gjithashtu situatën e Gareth Bale, nëse ai do të vihet në dispozicion largimi nga Real Madridi këtë verë. /Telegrafi/

Gareth Bale (Getty Images)