Jose Mourinho ka folur për ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku në bazë të ndeshjeve të parë portugezi mendon që Juve e Barcelona mund të eliminohen.
Mourinho ka folur për ‘Russia Toady’, ku ka dhënë mendimet e tij rreth ndeshjeve kthyese.
Portugezi ka thënë se Liverpooli është skuadra e vetme që shkon e qetë si mysafirë ndaj Portos, ndërsa në tre takimet e tjera ka paralajmëruar befasi.
“Mund të eliminohet Juventusi, por mund të mos ia dalë as Barcelona”.
“Në këtë fazë çdo skuadër ka shanset e saj për t’u kualifikuar. Përveç Liverpoolit, të tre ndeshjet e tjera nuk kanë favoritë, pasi po flasim për vetëm 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodh”.
“Sa i përket Manchester Cityt, them se do të kualifikohet, por kam shumë dyshime edhe mbi këtë opsion”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/