Telegrafi

Motrat Kardashian më të holla se kurrë më parë (Foto)

Kim dhe Khloe Kardashian janë shfaqur të disponuara para fotoreporterëve gjatë një daljeje në Los Angeles.

Dy motrat janë fotografuar teksa largoheshin nga studioja, ku po xhironin skenat e serialit të tyre televiziv “Keeping Up With The Kardashians”.

Të dyja dukeshin më të holla se kurrë më parë. Nëna e dy fëmijëve, Kim, ishte e veshur me të zeza, derisa Khloe kishte veshur fustan.

Ato nuk dukeshin aspak të ndikuara nga drama e ditëve të fundit me Taylor Swift, e cila mund të ngrejë padi kundër Kim dhe burrit të saj, Kanye West, për përgjim të bisedave të saj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kanye e Kim rrezikojnë tre vjet burgim!