Në Ukrainë është filmuar adoleshentja e njohur vetëm si Misha, që me vallëzimin provokues, ka bërë që një motoçiklist të shkaktoi aksident.
Derisa ajo bënte lëvizje të ndryshme në skaj të rrugës, motoçikleta që i kaloi pranë u përplas për një BMW dhe ngasësi u rrëzua, transmeton Telegrafi.
“Çfarë po pret, thirre shpejtë autoambulancën”, dëgjohet duke thënë shoqja, ndërsa Misha shkon pranë viktimës.
Nuk dihet për gjendjen e tij, por besohet se ka shpëtuar vetëm me disa lëndime jo serioze. /Telegrafi/
https://youtu.be/6tNfel1ido8