Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë, me diell dhe vranësira të pjesshme

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë , prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse ( kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë ), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version