Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për kanosje dhe mospërfillje të urdhrit mbrojtës ndaj ish-bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur më 6 dhjetor 2022 në ora 16:00 në rrugën “UÇK”, Pejë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka thyer urdhrin mbrojtës ndaj ish bashkëshortes së tij femër kosovare, i është ofruar viktimës në rrugë dhe e ka kanosur atë”, thuhet në raport.
Më 09.12.2022 i dyshuari është arrestuar dhe me vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/