Telegrafi

‘Mos shko te Chelsea’ – tifozët e Interit i shkruajnë Lukakut dhe agjentit të tij

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Tifozët e Interit nuk dua që Romelu Lukaku të largohet nga klubi italian, me të cilin e fitoi Scudetton.

Ata i kanë shkruar sulmuesit dhe agjentit të tij, Federico Pastorello, duke e lutur që të mos i braktisë Nerazzurrët për Chelsean.

Blutë janë në bisedime për ta kthyer belgun në Stamford Bridge, dhjetë vite pasi e kishin transferuar nga Anderlecht.

Klubi anglez ka ofruar 100 milionë euro plus Marcos Alonson, mirëpo Interi e ka refuzuar këtë ofertë.

Porse mediat raportojnë se një ofertë në vlerë prej 120 milionë eurosh, do ta ndryshonte qëndrimin e zikaltërve, prandaj tifozët i kanë kërkuar Lukakut që të mos largohet. /Telegrafi/