Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është pyetur edhe një herë për transferimin e Lionel Messit te zikaltërit.
Italiani ka thënë se gjithçka është e mundur pasi pronarët e rinj të klubit nga Milano kanë fuqi të madhe financjare.
“Messi? Gjithçka e mundur. Suning mund ta transferojë”, ka thënë Moratti për QS-Sport.
Argjentinasi ende nuk ka rinovuar me Barçën dhe kjo është një tjetër pikë shprese për tifozët e klubit italian /Telegrafi/