Site icon Telegrafi

Moratti: Pse jo Higuain dhe 50 milionë euro për Icardin

MILAN, ITALY - NOVEMBER 09: President of FC Inter Milan Massimo Moratti attends the Serie A match between FC Internazionale Milano and AS Livorno Calcio at San Siro Stadium on November 9, 2013 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Zërat për një ofertë të Juventusit drejt Interit për sulmuesin Mauro Icardin ku përfshihet Gonzalo Higuain dhe 50 milionë euro, është komentuar shumë në Itali.

Ishte Eric Thohir ai që foli i pari, duke thënë se në Itali kushton më shumë se 110 milionë euro.

I fundit që ka folur është Massimo Moratti, ish presidenti legjendar i Interit.

Icardi (Getty)

“Si tifoz i Interit do të doja që ta mbanim Icardin, pasi jam i bindur se ai do të bëhet edhe më i fortë në vitet e ardhshme”.

“Është kapiteni i skuadrës dhe nuk kemi pse ta lirojmë, për më tepër që tani është një lider i vërtetë në fushë”.

“Gjithsesi nuk jam brenda klubit, për të ditur situatat ekonomike, ndaj nuk mund të jap një mendim konkret”.

Gonzalo Higuain. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ajo që mund të them është se edhe po u shit, me 110 milionë euro do të gjendet një sulmues tjetër cilësor, pse jo mund të pranohet edhe Higuain dhe 50 milionë euro”, ka thënë Massimo Moratti. /Telegrafi/

Exit mobile version