Telegrafi

“Morata nuk u bashkua me Milanin shkaku i dashurisë për Juventusin, tifozët e befasuan në Cardiff”

Alvaro Morata u bashkua me Chelsean dhe jo me Milanin, shkaku besnikërisë dhe respektit që ka për klubin e Juventusit.

Moratas iu propozua që të bashkohet me Milanin, por ish sulmuesi i Juventusit nuk e mendoi asnjëherë këtë.

Lajmin e konfirmon agjenti Beppe Bozzo.

“A ishte Morata afër Milanit? Djaloshi nuk e mendoi fare këtë ide”.

“Por nëse ai zgjodhi të mos bashkohet me Milanin e të kalojë të Chelsea, e bëri shkaku se ai është fans i Juventusit”.

“Alvaro u befasua pozitivisht me dashurinë e treguar të tifozëve të Juventusit në ndeshjen e Cardiffit dhe pas kësaj ai mendoi një zgjidhje tjetër”.

“Tjetër gjë e mirë është se trajner do ta ketë Conten, trajner që e kishte sjell në Torino”, ka thënë Bozzo. /Telegrafi/