Alvaro Morata u bashkua me Chelsean dhe jo me Milanin, shkaku besnikërisë dhe respektit që ka për klubin e Juventusit.
Moratas iu propozua që të bashkohet me Milanin, por ish sulmuesi i Juventusit nuk e mendoi asnjëherë këtë.
Lajmin e konfirmon agjenti Beppe Bozzo.
“A ishte Morata afër Milanit? Djaloshi nuk e mendoi fare këtë ide”.
“Por nëse ai zgjodhi të mos bashkohet me Milanin e të kalojë të Chelsea, e bëri shkaku se ai është fans i Juventusit”.
“Alvaro u befasua pozitivisht me dashurinë e treguar të tifozëve të Juventusit në ndeshjen e Cardiffit dhe pas kësaj ai mendoi një zgjidhje tjetër”.
“Tjetër gjë e mirë është se trajner do ta ketë Conten, trajner që e kishte sjell në Torino”, ka thënë Bozzo. /Telegrafi/