Telegrafi

Morata: Kam biseduar me dy trajnerë të Ligës Premier

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata e ka pranuar se ka biseduar me trajnerët e Chelseat dhe Tottenhamit.

Ai këtë e ka pranuar për Guardian duke shtuar se nëse largohet nga Real Madridi do të përfundojë në Londër.

“Së fundmi trajnerët e Ligës Premier më ka telefonuar dhe më kanë kërkuar të luajë për ta”.

“U thash po, do të doja të luaja, nëse do të më duhet të largohem do të shkoj në Londër, por për këtë nuk e di se çfarë do të bëjë Real Madridi”.

“E di që më kanë kthyer, por nuk e di se a do të më mbajnë apo do të më shesin”.

“Kam biseduar drejtpërdrejt me Mauricio Pochettinon dhe Antonio Conten. Madrid thotë se nuk dëshirojnë të më shesin dhe ja ku jam”.

“E mbaj mend kur Conte bisedoi me babanë tim dhe i tha se: këta djem do ta fitojnë  titullin këtu”

“E dua Italinë, por nëse më duhet të largohem, atëherë do shkojë në Ligën Premier”, ka thënë Morata. /Telegrafi/