Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, shpreson që lojtarët e Juventusit të jenë më të nevrikosur në përballjen ndaj tyre.
Bianconerët i kanë humbur dy përballjet e fundit me Rossonerët, në ligë dhe në Superkupën e Italisë.
Të mërkurën mbrëma dy rivalët ndeshen në Kupën e Italisë dhe trajneri rossoner i ka dhënë pikëpamjet e tij për këtë ndeshje.
“Shpresoj që ata të jenë të nevrikosur, sepse kur je i nevrikosur je më pak i vëmendshëm. Megjithatë, dyshoj se do të ndodhë kështu, sepse ata kanë shumë përvojë. Do të përpiqemi që të vazhdojmë tutje”.
“Max Allegri? Do të jetë një ndeshje e vështirë, pavarësisht sfidave ndërmjet dy trajnerëve. Ata mund t’i ndryshojnë formacionet dhe lojtarët, dhe mund t’i ndryshojnë gjërat gjatë ndeshjes”, ka deklaruar Montella. /Telegrafi/