Telegrafi

Monaco thotë se e ka fituar garën për Golovin

Aleksandr Golovin (Foto: Getty Images)

Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, thotë se klubi nga Ligue 1 ka fituar garën për të nënshkruar me Aleksandr Golovin, duke mposhtur konkurrencën e Juventusit dhe Chelseat.

Golovin doli të jetë një prej yjeve të Kampionatit Botëror ku për Rusinë shfaqi paraqitje fantastike.

Juve ishte një prej favoriteve për 22 vjeçarin, por Vasilyev i Monacos thotë se Golovin do të luajë në Ligue 1 pasi ka nënshkruar marrëveshje për pesë vjet me klubin nga principata franceze.

Lexo po ashtu Lajmet nga Monaco

“Këtë pasdite Monaco dhe CSKA kanë arritur marrëveshje për transferimin e Golovinit”.

“Negociatat ishin të komplikuara. Deir në momentin e fundit nuk isha i sigurt nëse do ta kompletoja transferimin”.

Aleksandr Golovin (Foto: Getty Images)

“Në një takim me një prej liderëve të klubit të Juventusit në maj të këtij viti më kishin thënë se ekipi i tyre e kishte arritur marrëveshjen”.

“Sidoqoftë, konkurrenti më serioz i joni ishte Chelsea. Unë besoj se Monaco ofroi kushte më të mira për klubin dhe lojtarin. Chelsea është top klub, që e trajtoj me respekt, por mesfusha është e mbingarkuar. Për mendimin tim, Golovin mund të luaj në cilin do klub të madh evropian”.

“Monaco mund të jetë një trampolinë për Golovin, shikoni ish lojtarët tanë, po luajnë në klubet më të mira”, u shpreh Vasilyev.

Monaco besohet se e ka paguar 30 milionë euro kartonin e Golovin. /Telegrafi/