Site icon Telegrafi

Monaco dhe Napoli nuk heqin dorë nga Icardi

Mauro Icardi (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Monaco dhe Napoli janë të përgatitur të paguajnë 65 milionë euro për Mauro Icardin, por sulmuesi i Interit ende nuk pranon të largohet, përkundër lutjes së Wanda Nara.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda, më në fund e kanë kuptuar se situata është e rënduar dhe nuk do të ishte e mençur të qëndronte te Interi pa luajtur.

Ajo gjatë të enjtes mbrëma pati kontakte të drejtpërdrejta me drejtorin e Interit, Beppe Marotta dhe të gjithë po përpiqen të bindin lojtarin të pranojë idenë e largimit nga San Siro.

Lexo po ashtu Wanda Nara: Icardi nuk largohet nga Interi

Monaco dhe Napoli kanë paraqitur të dy propozimet prej 65 milionë eurosh, të cilën Nerazzurrët do ta pranonin, por Icardi ende po e mban derën e mbyllur.

Është raportuar gjithashtu se Monaco po ofron edhe një pagë prej 10 milionë euro në vit, më e lartë se 8.5 milionët e ofruar nga Napoli.

Monaco ka nevojë për një sulmues sepse Radamel Falcao po kërkon një transferim te Galatasaray.

Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se Interi është i përgatitur t’i ofrojnë Icardit një zgjatje të kontratës një vjeçare, e cila do ta lejonte atë të luante si huazim pa rrezikun e humbjes së tij falas.

Lexo po ashtu Gazetarët e pyesin nëse do të ketë një aventurë të re, Icardi përgjigjet "po" me ironi

Sidoqoftë, kjo do të kishte disa klauzola shumë specifike që përjashtojnë klube të caktuara nga marrëveshja e huazimin, për shembull Juventusin.

Atletico Madrid është i interesuar gjithashtu, por gara duket se është midis Monacos dhe Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version