Telegrafi

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një veturë e tipit Volkswagen Golf 7, e cila ka goditur shtyllën e një pompe derivatesh në Veternik.

Telegrafi kishte raportuar edhe të dielën lidhur me këtë rast.

Lexo po ashtu Vetura godet shtyllën e një pompe dertivatesh në Prishtinë

Në rrjetet sociale ndërkaq është shpërndarë video e momentit të këtij aksidenti, ku shihet sesi vetura “fluturon” dhe përfundon në pompë të derivateve.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë për të marrë informacione nëse përveç dëmeve materiale ka pasur edhe të lënduar në këtë rast, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/