Telegrafi

Momenti kur ukrainasit godasin rusët me raketat e “bishës” HIMARS

Pamjet spektakolare të publikuara në Twitter tregojnë momentin kur ukrainasit shkrepin raketat përmes sistemit raketor amerikan HIMARS në drejtim të pozicioneve ruse.

Përmes videos, mund të shihen kur shkrepen pesë ose gjashtë raketa derisa dëgjohet një zhurmë shumë e fuqishme pas lansimit të tyre, transmeton Telegrafi.

Sistemi raketor HIMARS, që SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën, është një armë precize, e dëshmuar në luftë, ku 24 orë në ditë në shtatë javë është përdorur dhe konsiderohet shumë vdekjeprurëse, pretendojnë nga ushtria amerikane.

Lexo po ashtu Tri armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë, dhe ia ndërprenë sulmet ushtrisë së Vladimir Putinit

HIMARS peshon 5 tonelata që bartë kapsulën që mund të lansojë gjashtë raketa në të njëjtën kohë, duke i dërguar kokat e saj shpërthyese larg prapa vijës së frontit, e më pas shpejtë të ndërrojë pozicionet për të shmangur një kundërsulm.

Siç raportohet, HIMARS shkrepë predhat nga sistemi raketor GMLRS që ka një rreze veprimi nga 70 deri në 80 kilometra, kurse GPS-ja u ndihmon të jenë precizë brenda 10 metrave të objektivit të planifikuar. /Telegrafi/