Site icon Telegrafi

Momenti kur Santiana Maloku shan Bledi Manen gjatë spektaklit

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku është njëra nga banoret më të zhurmshme të këtij edicioni në Big Brother VIP.

Ajo është përfshirë disa herë në debate me vajzat në këtë format, ndonëse së fundmi pati përplasje edhe me konkurrenten e re, Kader Kicajn.

Teksa po diskutonin debatin e tyre në këtë mes u përfshi edhe opinionisti Bledi Mane.

 

Ai iu drejtua bukuroshes nga Gjakova me disa fjalë dhe i tha se është xheloze karshi vajzave të tjera.

Lexo po ashtu Publiku voton që Gani Gërmia të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 2

Santi duket të jetë bërë nervoz me të dhe në publicitet e kishte sharë me rob opinionistin nga Shqipëria.

‘Vëllai i Madh’ ndërkohë e dënoi Santianën pas fjalorit të pahijshëm kundrejt gazetarit.

Ai ka vendosur që nga çmimi i madh të zbresë hiq më pak se pesë mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version