Site icon Telegrafi

Momenti kur Real Madridi me kapitenin Marcelo ngrit lartë trofeun e Ligës së Kampionëve

Real Madridi është kurorëzuar ‘mbret’ i Evropës pasi ka fituar trofeun e 14-të në histori të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin në finale.

Los Blancos u treguan konkret dhe cinik në finalen e Stade de France duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit që dominoi ndeshjen.

Goli i vetëm në këtë triumf madhështor të Los Blancos u shënua nga Vinicius Junior, i cili shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Federico Valverdes.

Lexo po ashtu Real Madridi mposht Liverpoolin dhe fiton trofeun e 14-të në histori të Ligës së Kampionëve

Me këtë triumf, Real Madridi shkon në kuotën e 14-të trofeve të fituar në Ligën e Kampionëve, apo dy herë më shumë se çdo skuadër tjetër evropiane.

Pas finales, fillimisht lojtarët e Liverpoolit pranuan medaljet e argjendta, ndërsa pas tyre Mbretërit morën medaljet e arta.

Lexo po ashtu Liverpool 0-1 Real Madrid, notat e finales së Ligës së Kampionëve

Në fund, qershia mbi tortë ishte trofeu që u pranua nga kapiteni Marcelo, i dhuruar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Më poshtë keni disa video të momentit të ngritjes së trofeut nga Los Blancos. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version