Telegrafi

Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend

Ky është momenti kur raketa e sistemit raketor të forcave ukrainase, fluturon mbi kokën e një valltareje ruse – e cila u largua nga Krimea e okupuar nga Kremlini – pasi ukrainasit së fundmi besohet se kanë shpeshtuar sulmet atje.

Gruaja e identifikuar si Dasha, është banore lokale në Yevpatroiya, ku së fundmi po zhvillohen luftime të ashpra mes dy palëve, transmeton Telegrafi.


“Është tmerr, gjithçka po ndodh në kohë reale nga Zaozerka. Duhet të largohemi nga Krimea”, dëgjohet valltarja ruse duke thënë në video.

Lexo po ashtu Zelensky i bën thirrje bashkëkombësve për unitet në prag të Ditës së Pavarësisë: Duhet të luftojmë për fitore

Kjo video është e fundit në serinë e shumë tjera – ku një ditë më herët komanda e marinës ruse në Gadishullin e  Krimesë u sulmua me dronë kamikazë të ushtrisë ukrainase.

Madje në videot amatore shihej duke dalë tym i zi, pavarësisht se sistemi mbrojtës kundërajror i rusëve tentonte t’i rrëzonte.

Sulmet i ka konfirmuar edhe guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, i cili në llogarinë e tij në Telegram tha se për fat të mirë asnjë dron i ushtrisë ukrainase nuk është rrëzuar nga rusët. /Telegrafi/