Telegrafi

Momenti kur ndodh shpërthimi afër pikës së evakuimit në Kherson, rusët nuk kursejnë askënd – fillojnë të godasin me artileri

Korrespondentja e Sky News në Ukrainë, Alex Crawford po qëndron në pikën e evakuimit në qytetin e Khersonit në jug të Ukrainës, ku banorët lokalë janë detyruar të largohen dhe kërkojnë strehë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga shkatërrimi i digës.

Crawford derisa po intervistonte banorët e asaj zone, rusët fillojnë granatimet – duke detyruar të ndërpret intervistën dhe të strehohet nga frika se mund të goditet, transmeton Telegrafi.

Sipas saj thotë se ishte e vështirë të përcaktohet sesa larg tyre ndodhi shpërthimi, por gjykuar nga shpërthimi nuk ishte më larg se 500 metra.

Lexo po ashtu Zelensky viziton digën Kakhovka, informohet nga afër nga banorët e prekur nga përmbytjet

“Ishte mjaftueshëm që të frikësojë të gjithë që po prisnin të evakuoheshin”, tha ajo.

Ushtarët ukrainas i kanë thënë Crawford, se të paktën një person ka humbur jetën nga përmbytjet në pikën e evakuimit në Kherson.

Sipas saj, kishte sulme të vazhdueshme ajrore dhe nga artileria ruse, që nuk kursen askënd, e kjo ua vështirësonte jetën ekipeve të shpëtimit. /Telegrafi/