Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë një driblim shumë të mirë ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos.
Pjesa e parë e El Clasicos u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 në takimin që po zhvillohet në Camp Nou.
Golat në këtë pjesë u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit dhe Federico Valverde (5’) për mysafirët.
Megjithatë, Barcelona mund ta mbyllte pjesën e parë në epërsi po që se Messi do të ishte më i saktë përball Thibaut Courtois.
Messi bëri gjithçka mirë gjatë një aksioni, ku arriti ta driblojë me lehtësi kapitenin e Realit, Ramos, por goditja e tij u prit nga portieri belg.
Ky driblim superior i argjentinasit ndaj spanjollit ndodhi në minutën e 24-të të ndeshjes. /Telegrafi/
😱 WHAT A GAME! 😱
Messi goes close to putting @FCBarcelona ahead in #ElClasico! pic.twitter.com/prmOzf7sdI
— LALIGA English (@LaLigaEN) October 24, 2020