Telegrafi

Momenti kur Messi i dha leksione Dybalas (Video)

Barcelona u largua nga Torino me humbje ndaj Juventusit me rezultat 3-0, e gjitha kjo në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E vetmja gjë që ndoshta tifozët e klubit spanjoll mund të krenohen janë lëvizjet e bukura të Lionel Messit ndaj Paulo Dybala.

Ylli i klubit katalunas për një moment i japi leksione Dybalas, ku edhe ky i fundit u befasua paksa nga magjia e Messit.

Vlen të theksohet se në këtë takim dy gola shënoi Dybala. /Telegrafi/