Telegrafi

Momenti kur Luizi dhe Kiara shkëmbejnë puthjen e parë në buzë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë ‘martuar’ natën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania.

‘Vëllai i Madh’ ua dha një detyrë banorëve për të improvizuar një dasmë tradicionale, ku duhej të zgjidhej nusja dhe dhëndri.

Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes, gjersa duhej t’i bënin të gjitha gjërat sipas traditës, deri te pjesa që duhej t’i thonin ‘PO’ njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata mes tjerash shkëmbyen edhe puthjen e parë, që ishte pritur në masë të madhe nga të gjithë.

Lexo po ashtu Ndodh puthja - Luizi dhe Kiara ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania

Ky moment është publikuar gjithandej dhe tashmë videoja e tyre është bërë virale në rrjetet sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo mbase konfirmon edhe lidhjen e tyre, meqë ata kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë.

Atmosferë të mrekullueshme në këtë ‘dasmë’ ka dhuruar edhe këngëtari Altin Shira, duke interpretuar disa nga hitet më të njohura. /Telegrafi/