Telegrafi

Momenti komik i Superkupës së Evropës, bëhet virale pjesa kur Kante u përpoq ta mbulonte Van Dijkun në një rivënie këndore

Liverpooli fitoi Superkupën e Evropës mbrëmë (e mërkurë), pasi mposhti Chelsean (5-4) në penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 2-2.

Tammy Abraham humbi goditjen vendimtare duke i dhënë Redsave trofeun e tyre të dytë në vetëm tre muaj.

Loja përfundoi 2-2 pas vazhdimeve, me Sadio Mane që shënoi dy gola, ndërsa për Blutë shënuan Olivier Giroud dhe Jorginho.

Lexo po ashtu Mane bëri një gjest të madh gjatë finales së Superkupës së Evropës, ia dhuroi fanellën mbledhësit të topave

Ishte një lojë shumë e barabartë në të gjithë aspektet, me N’Golo Kante lehtësisht lojtarin më të mirë në fushë gjatë 120 minutave të lojës.

Francezi u hodh përsëri në formacionin titullar dhe ishte i padiskutueshëm në mesin e fushës duke mbrojtur shkëlqyeshëm dhe duke qenë një kërcënim i vazhdueshëm në sulm.

Sidoqoftë, e vetmja gjë që Kante nuk mund të bëjë është të markojë një qendërmbrojtës në rivënie këndore.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mbrëmë në Stamboll.

 

Pamjet u bënë shpejt virale në një aksion kur Kante provonte të markonte Virgil van Dijk dhe ishte diçka thjesht fantastike.

Lexo po ashtu Liverpooli bëhet klubi anglez me më së shumti trofe të mëdhenj, kalon Unitedin

E gjithë kjo pasi Van Dijk është i gjatë 6’4″ (1.93 cm), ndërsa Kante qëndron tek 5’6” (1.67 cm).

Për fat të mirë të Chelseat, topi nuk shkoi tek koka e mbrojtësit holandez pasi shumë lehtë mund të shënonte. /Telegrafi/