Telegrafi

Momentet e fundit të “Moskvës”, audio-incizimi që zbulon se si ekuipazhi i luftanijes ruse kërkon ndihmë

Në një audio-incizim të ri që e ka publikuar Daily Mail, dëgjohen anëtarët e ekuipazhit të luftanijes ruse Moskva, të kapluar nga paniku duke kërkuar ndihmë para se të fundosej.

Ushtria ukrainas pretendon se audio-incizimi është i kohës para se anija prej 12.49o tonë të fundosej, që konsiderohej si luftanija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi, transmeton Telegrafi.

Në incizim dëgjohen anëtarët e ekuipazhit duke kërkuar ndihmë, dhe konfirmojnë se anija është goditur dy herë dhe se po fundoset ngadalë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për hapjen e korridoreve, për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas nga Azovstali

Më herët Rusia pretendon se anija është fundosur më 14 prill pas shpërthimit të municionit që ishte shkaktuar nga vetëtima.

E Ukraina gjithmonë pretendonte njëjtë – se ka përdorur raketa kundër anijeve R-360 Neptun, me të cilat edhe e fundosi “krenarinë” ruse.

Shefi i flotës ruse në Detin e Zi, admirali Igor Osipov, “nuk është gjetur” në Moskvën e fundosur, kurse Kremlini mohon se ka humbur jetën në anije. /Telegrafi/