Derisa është duke i shijuar pushimet e saja, Rina Balaj vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale me shpërndarjen e imazheve të ndryshme.
Më shumë se 363 mijë fansa e përcjellin profilin e këngëtares në Instagram dhe mezi i preson postimet e reja të saj.
Ndërsa në periudhën e pushimeve në Afrikë, ajo është kujdesur që ta ngacmojë imagjinatën me pozat tërheqëse.
Për disa ditë, Rina ka publikuar fotografi që vinin në plan të parë figurën e saj trupore.
Këngëtarja ka vazhduar të mahnitë edhe me publikimet e reja gjatë të dielës duke u shfaqur me bikini të zeza. /Telegrafi/