Telegrafi

Moment romantik në Big Brother VIP Albania: Kiara befasohet për ditëlindje me interpretim ‘live’ nga Luizi

Moderatorja Kiara Tito feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.

Dhe për këtë ditë të veçantë, për të ishte përgatitur një befasi shumë e madhe.

Fillimisht kanë qenë familjarët e saj (prindërit dhe vëllai) që nga Italia ia kanë dërguar një video-mesazh urimi bukuroshes së BBVA.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli akuzon Adi Krastën: Paratë e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë - me ato u blenë vetura nga produksioni këtij spektakli

Më pas, prezantuesja Arbana Osmani e ka ftuar Kiarën që të shkojë në oborr për surprizën e radhës, ku e priste këngëtari Luiz Ejlli – konkurrenti që flirton tash e sa kohë me të dhe mundohet t’ia fitojë zemrën.

Artisti shkodran ka interpretuar live për Kiarën këngën “Perfect” të Ed Sheeran në shenjë dedikimi për simpatinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella përjashtohet nga Big Brother VIP Albania në transmetim direkt - shkak dhuna fizike ndaj Luizit

Ndërkohë që banorët e tjerë, mes emocionesh e kanë shijuar këtë moment nga disa metra tutje në oborr. /Telegrafi/