Moise Kean nuk ka arritur të ambientohet assesi me futbollin anglez.
Sulmuesi italian u transferua te Evertoni verën e vitit të kaluar nga Juventusi për një shumë rreth 30 milionë euro.
20-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në Ligën Premier, ku shumicën nga to i ka nisur nga banka rezervë.
Kean ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë dy asistime, duke dëshpëruar në vitin e tij të parë në elitën e futbollit anglez.
Kësisoj menaxheri i tij Mino Raiola po shqyrton mundësinë për ta rikthyer lojtarin në Serie A, ku nuk mungojnë ofertat nga klubet e mëdha.
Roma, Inter, Milan dhe Napoli janë katër skuadrat e mëdha italiane që e duan lojtarin.
Nga ana tjetër Evertoni është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron që të fitojë së paku 25 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Sipas medieve italiane skuadra favorite mbetet Roma, pasi Giallorsoët janë skuadra që i premtojnë më shumë hapësira. /Telegrafi/