Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.
FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30 e njohur ndryshe si “The Best”.
Pas ndarjes së çmimit për golin më të mirë, trajnerin dhe portierin më të mirë, radha edhi edhe për lojtarin më të mirë të vitit.
BREAKING: @lukamodric10 is named #TheBest FIFA men’s player 💯 pic.twitter.com/8cwSMX4ZPJ
— B/R Football (@brfootball) September 24, 2018
Ky çmim shkoi yllin kroat, Luka Modric, i cili mori çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.
Ylli kroat mposhti në këtë konkurrencë portugezin e Juventusit, Cristiano Ronaldon dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Congratulations, Luka Modric 👑
Winner of #TheBest FIFA Men's Player 2018 🏆#FIFAFootballAwards pic.twitter.com/D489MswXug— FIFA (@FIFAcom) September 24, 2018
Deri të fitimi i këtij çmimi erdhi pasi Modric fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në finale me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.
Modric ndryshe u zgjodh edhe lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe pjesë e formacionit të vitit. /Telegrafi/