Telegrafi

Modric dëshiron ende Interin, Perezi do të kundërpërgjigjet me Icardin

Foto: Getty Images/Guliver

Raportohet se Interi ka kthyer interesimin për Luka Modricin dhe Toni Kroosin, teksa Real Madridi për Mauro Icardin.

Sipas Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport, kroatit nuk i ka mbaruar shpesa për t’i bashkuar klubit zikaltër pas dështimit të transferimit gjatë verës.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2018 është në kontratë deri në qershorin e 2022, por ai tashmë ka shprehur pakënaqësitë e tij te Los Blancos. Këtë e tregojnë edhe fjalët e tij pas humbjes nga Real Sociedadi, ku sipas tij faji i formës së dobët është te lojtarët dhe jo trajneri.

Luka Modric duke e prezantuar Topin e Artë para tifozëve në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në media është raportuar se Modric tashmë ka refuzuar rrogë vjetore te Reali në vlerë 12 milionë euro pasi preferon atë te klubi nga Giuseppe Meazza, normalisht që do të jetë më e ulët.

Ish-mesfushori i Tottenhamit nuk është i vetmi lojtar që zikaltrit e duan nga Bernabeu, edhe Toni Kroos është në listën e klubit nga Milano.

Lexo po ashtu Wanda Nara: Interi dëshiroi ta shiste Icardin te Juve, më vjen të qeshi kur dëgjoj se Icardi nuk është në shitje

Por, sipas Corriere dello Sport, presidenti Florentino Perez nuk do të qëndrojë duarkryq në gjithë këtë situatë.

Ai do të tentojë transferimin e Mauro Icardit, kujtojmë se argjentinasi ka klauzolë që ia mundëson largimit për 110 milionë euro, por ajo është e vlefshme vetëm nga 1-15 korriku. /Telegrafi/