Modelja venezuelase, Alexandra Mendez, i ka publikuar disa mesazhe eksplicite të këmbyera në WhatsApp me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja ka folur në kanalin televiziv peruan, ATV, në lidhje me mesazhet private që ia kishte dërguar 34-vjeçari.
Ajo ka thënë se Ronaldo kishte kërkuar “t’ia kafshonte të pasmet” në rast se arrinte të shënojë gol – transmeton The Sun.
Në mesazhet e publikuara nga Alexandra, mes tjerash, Cristiano ia ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas i ka dërguar ‘selfie’ të tij, para se të vinte bast me bukuroshen.
Basti ishte që nëse arrinte të shënojë gol, modelja duhej ta lejonte ” t’ia kafshonte të pasmet”, mirëpo Mendez ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, edhe pse ishin takuar edhe ballë për ballë.
https://www.youtube.com/watch?v=aNzooiLdwCk
Këto mesazhe Ronaldo ia kishte dërguar para tre vitesh kur luante për Real Madridit dhe akoma nuk ishte njoftuar me të dashurën e tanishme, Georgina Rodriguez.
“Ka ndodhur para afro tre vitesh. Në verën e atij viti me duket se u takua me atë (Georginan), kam mundur të jem unë në vend të saj”, ka thënë modelja. /Telegrafi/