Mbrëmja më e madhe vjetore e vlerësimit të muzikës, “Grammy Awards 2022”, është mbajtur të dielën pas mesnate.
Edicioni i 64-të i çmimeve “Grammy” u mbajt në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit.
Të pranishëm në tapetin e kuq ishin yje të shumtë, të cilët u munduan të dukeshin në formën më të mirë të mundshme.
Pjesë e mbrëmjes ishte edhe modelja magjepsëse, Lily Aldridge – e cila ka performuar në shumë video muzikore – me partnerin e saj, të nominuarin për Grammy, Caleb Followill.
Si një bashkëshorte mbështetëse, Lily e mbajti pamjen e saj të thjeshtë me një fustan të zi të krijuar nga kreatorja shqiptare, Nensi Dojaka.
Fustani shfaqet dekoltenë e modeles në mes të rripave që i karakterizojnë veshjet e saj dhe nxirrte në pah krahët e tonifikuar.
Duke u kombinuar me rripat e fustanit, Aldrige zgjodhi taka të zeza me rripa, teksa vazhdoi tutje me kombinimin e aksesorëve të argjendtë, ku zgjodhi vath për vesh dhe byzylyk në duar.
Flokët e Lilyt ishin rregulluar në valë të bukura të cilat i binin prapa në shpinën e ushtruar mirë, të zbukuruar nga rripat e fustanit të Nensit.
Ndryshe, kujtojmë se Nensi ka veshur edhe yjet e tjera me famë botërore si Daisy Edgar-Jones, Bella Hadid, Zendaya, Dua Lipa, Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Madison Beer. /Telegrafi/