Ukraina sot tha se Rusia bombardoi një kishë në rajonin Zaporizhzhia të vendit të shkatërruar nga lufta të dielën e Pashkëve Ortodokse.
Dhe disa fotografi thuhet se tregojnë ndërtesën në gërmadha me vetëm rrënoja dhe mbeturina në vend të saj dhe një ‘gropë të zezë’ në tokë, përcjell Telegrafi.
Një lajm i tillë vjen ndërsa presidenti rus Vladimir Putin dhe një ekip i madh sigurie iu bashkuan adhuruesve në një shërbim në Moskë, të udhëhequr nga peshkopi kryesor rus dhe aleati i presidentit.
Diktatori rus po merrte pjesë në katedralen më të madhe të Moskës, për të shënuar Pashkët Ortodokse.
Ndërkohë, mbështetësit e Ukrainës shkuan në Twitter për të ndarë tmerrin e tyre nga bombardimi i kishës në fshatin Komyshuvakha, rajoni i Zaporizhzhia.
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko postoi: “Në natën e Pashkëve, rusët shkatërruan një kishë pranë Zaporizhzhia. Dhe ata i quajnë ukrainasit nazistë dhe satanistë”.
Një tjetër komentoi: “Rusia feston Pashkët ortodokse duke bombarduar gjatë natës një kishë në periferi të qytetit tim të lindjes Zaporizhzhia”.
On Easter Sunday, terrorist Russia attacked a church in Zaporizhzhia region. Thankfully, it was empty, and no one was hurt.
And Russia attacked Snihurivka, Mykolaiv region, killing two teenagers.
📷: @SESU_UA pic.twitter.com/3yVdRRisDc
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 16, 2023
Ndërsa Anton Gerashchenko u shfaq në platformën e mediave sociale për të konfirmuar se kisha ishte bosh dhe askush nuk u lëndua.
Ai gjithashtu pretendoi se Rusia sulmoi Snihurivka, në rajonin e Mykolaiv, duke vrarë dy adoleshentë. /Telegrafi/